Ulet numri i nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Ulet numri i nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

MARKETING

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme, krahasuar me vitin paraprak.
“Në fund të vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e rregullta fillore klasën e kanë përfunduar 177 353 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65 192 nxënës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

MARKETING

Sample Image

Kështu, në shkollat fillore janë regjistruar 178 918 nxënës, ndërsa në të mesmet 65 476 nxënës, ashtu që në fillore kemi rënie për 1.3 përqind, ndërsa në të mesme 0.8 përqind.

“ Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19 673 nxënës. Shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kanë mbaruar 17 952 nxënës”, raportoi ESHS.

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie për 0.3 përqind e numrit të fëmijëve në institucionet për kujdes dhe edukim, ndërsa numri i institucioneve u zvogëlua për 0.8 përqind.

MARKETING