“Ulërima e Ezanit”, dhe kriza intelektuale e Jusuf Buxhovit

“Ulërima e Ezanit”, dhe kriza intelektuale e Jusuf Buxhovit

Ramazan Fetahu

Eshtë skandaloze paraqitja e JUSUF BUXHOVIT, gjatë një emisioni televiziv sonte në KTV. Sa është për të ardhur keq, aq edhe brengosëse, se si ish `elita` intelektuale e mendon Laicitetin, si e kupton fuknsionimin e shtetit Laik dhe si e kupton fenë. Ky `intelektual` të cilin deri sot nuk e paskam njohur funksionoka me mendësi të vjetëruar, me dije të cekta dhe naivitet të skajshëm. Ndër të tjera tha:

1. Laiciteti është, ta mbroshë qytetarin nga feja. (Ju kisha lut ata të cilët merren me shkenca sociale, filozofi, sociologji etj, a ka një definicion të tillë diku.

(Unë e kam çasjen e Charls Taylor i cili Laicitetin e definon si “Liri të ndërgjegjjes. Shteti e mbronë lirinë e ndërgjegjjes nga ndikimi i fesë, parimisht mbanë qendrim neutral, mirëpo po kjo ndërgjegjje e lirë nëse e zgjedh në mënyrë të lirë fenë, atëherë po ky Laicitet e mbronë këtë parim të tij.

2. BIK-u mbështet Vehabizmin, dhe përmendi “sektin Hanefi”. E para ai nuk kishte ide dhe as fakt për atë që e thoshte dhe e dyta është gabim konceptual. Si duket vetëm i kishte dëgjuar, as Vehabzimin e as `sektin hanefi` nuk i dinte. Nuk ekziston sekt hanefi. Si duket i mungon dija fillestare, dhe turpi më i madh është kur e thotë goja e një akademiku.

3. Islami e dëmton identitetin kombëtar, vetëdijen nacionale, tha se krerët shtetëror të cilët marrin pjesë në ceremonitë fetare (me rastin e varrimit të heroit Afrim Bunjaku, kryeministri dhe presidentja ngritën duart e lutjes – sipas Buxhovit e kanë shkelë kushtetutën. Deputetët që kryen Haxhin kanë shkelë kushtetutën.
Nuk më besohej se e dëgjoja se vërtet `aq posht ka rënë katundi` kur e dëgjova se Tha i vetmi Laik i vërtet ka qenë presidenti Rugova.

“Po mos të ishte Islami, Ne do të ishim shumë por jo shqipëtar” – e ka thënë një burr i menqur o prof. Buxhovi.

4. Ezanin e quajti `Ulërime`. Një njeri me pak etikë, di ta respektojë “të shenjtën tek tjetri”. Është parim bazë për bashkjetesë në multikulturalizëm. Kjo nuk do shumë shpjegim përveç se shpreh krizën e tij identitare. Ai `intelektual` duhet ti dij ja dy gjëra të vogla për Artin e Shenjtë. Duhet ta ketë një qëndrim të matur.

4. Dhe mandej ja vu kapakun kur tha: “Shqiptarët e sidomos ata të Maqedonisë së Veriut, rrezikohen nga Islami sepse identitetin e tyre kombëtar e kanë kthyer në identet fetar.

MJERIM I VERTET.

Për hirë të korrrektësisë po sjell disa nga mendimet e Jurgen Habermas, ai i cili tërë jetën ia kushtoi këtij raporti të Licitetit dhe Fesë. Habermasi e futi në agjendë të diskutimeve këtë çështje dhe e bëri temë diskutimi në gjithë Europën. Për qudi `shkolla Franceze`, e mendimit politik dhe filozofik e Buxhovit nuk e paska konsultuar.

-Sa i përket fesë, në kuptimin etimologjik ajo vjenë nga fjala religio-detyrë, kujdes, ndërgjegjie, përkushtim. Prej foljes latine religore-lidh, ose relegare-mbledh.
Në aspektin terminologjik feja është bindje e ndërgjgegjshme për eksistencën e një Zoti, dhe eksistencën e botës së përtejme. E vërteta fetare shprehet përmes gjuhës së besimit, dhe ndërgjegjies dhe deri në një masë mundë të themi se ajo është e lidhur me etikën.

Feja gjatë historisë i ka shërbyer njeriut në përmbushjen e nevojave emocionale dhe shpirtërore. Ajo nuk është vetëm përqendrim në botën tjetër, por përmes prizmit të kësaj bote të fitohet bota tjetër. Sepse në fakt religjioni është i nevojshëm për këtë botë dhe jo për botën tjetër.
Habermasi bënë një ndarje në mes sferave publike. Ai thotë se para sferës publike politike apo opinionit publik kemi sferën e kulturës. Sfera e kulturës është ajo ku kalitet përvoja njerëzore, shkëmbehet me të tjerët dhe kështu formon një dialog ndërkulutrorë.

Feja është shtyesi kryesorë për kulturën dhe artin. Fjala “Kulturë” vjenë nga gjuha latine që do të thotë Kultivim, fisnikërim. Për ndryshe kultura është proces dhe rezultat i përpjekjes së njeriut që si qenie shoqërore krijuese e praktikës, natyrën, shoqërinë dhe vetvetën ta bëjë sa më humane, më njerëzore, më gjegjëse dhe më të përshtatshme ndaj qëllimeve të veta dhe më të butë.
Ideja tanimë e përmendur e Fojerbaut për thelbin altruistë të fesë në të menduarit për të tjerët përmes rrugës humanizuese dhe transformuese arrinë kështu në qendër të opinionit publik si e mira e përbashkët. E mira e përbashkët është synim i të gjithëve ndër të tjera edhe i fesë që bënë të kuptojmë se është e pamundur të shmangët feja nga sfera publike.
Ligjërimi i tij konsiston me arsyen universale Kantiane. Feja iu drejtohet ndërgjegjieve jo mendjeve. Kështu ligjërimi fetarë thënë në zhargonin Kantian është universalë dhe përmes raportit që krijon me kulturën specifike të vendin zbret në ligjërim privat.

Habermas thotë se përkundër laicitetit, shteti nuk mundë të pretendojë se qytetarët besimtarë dallojnë përherë çartë mes arsyeve laike dhe atyre fetare. Kështu që qytetarët besimtarë i lejohen të shprehin arsyet e tyre fetare në sferën poilitike informale.

Habermasi në veprën ”Teoria e veprimit komunikativ” analizoi rolin e fesë dhe e pa modernitetin si një proces i shekullarizmit. Ndërkohë në kushtet e sotme shoqërinë përendmore ai e sheh si postshekullare ku organizimet fetare vazhdojnë të eksistojnë brenda një mjedisi të shekullarizuar. Si përfundim mund të themi se shteti liberal nuk mund të bëjë ndarjen e shtetit me fenë përmes kufijve psikologjik. E vetmja gjë që mund të bëjë është të ndajë sferën publike informale nga parlamenti, gjykata administratat etj. Ndërkohë ata mundë të shprehin bindjet e tyre me gjuhën e fesë nësë nuk gjejnë përkthim shekullarist lidhur me to.

MARKETING