Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.42 %, krahasuar me vendimin e datës 14.07.2025.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen me 0.50 denarë për litër. Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) mbeten të pandryshuara.
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 ulet me 0.314 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 40.158 denarë për kilogram.
Prej datës 22.07.2025 nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë EUROSUPER BS-95: 75,00 denarë/litër
Benzinë EUROSUPER BS-98: 77,00 denarë/litër
Naftë EURODIESEL BS (D-E V): 71,50 denarë/litër
Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 71,00 denarë/litër
Mazut M-1: 40,158 denarë/kilogram