Ukrainë, një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse me dronë

Ukrainë, një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse me dronë

Të paktën një person u vra ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë ruse me mjete ajrore pa pilot (dronë) në qytetet ukrainase Kharkiv dhe Dnipro, transmeton Anadolu.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kahrkivit, Oleh Syniehubov në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në Telegram tha se rusët kryen sulm me dron ndaj Kharkivit.

Syniehubov theksoi se në sulm humbi jetën një person ndërsa 46 të tjerë u plagosën.

Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Dnipros, Borys Filatov në një deklaratë nga llogaria e tij në Telegram njoftoi për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në sulmin me dron të ushtrisë ruse ndaj qytetit gjatë natës.

MARKETING