Ukrainasit pretendojnë se vetëm në një sulm janë vrarë apo plagosur mbi 500 ushtarë rusë

Ukrainasit pretendojnë se vetëm në një sulm janë vrarë apo plagosur mbi 500 ushtarë rusë

Kievi ka njoftuar se forcat e saj kanë vrarë apo plagosur mbi 500 ushtarë rusë, në një sulm me topa në rajonin e Khersoni tnë jug të Ukrainës.

“Humbjet e armikut shkojnë në 500 të vdekur apo plagosur”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm, duke iu referuar sulmit në fshatin Chulakivke në Silverstrovo, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu bënë të ditur se forcat ruse janë sulmuar në fshatin Fedorivki një ditë pas sulmit në Chulakivke. Këto fshatra në juglindje të lumit Dnipro të rajonit të Khersonit, janë nën kontrollin e rusëve.

Kievi të hënën njoftoi se qindra ushtarë rusë humbën jetën në sulmin në Silvestrovo në qytetin Makijivki të Donetskut.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar sulmin duke thënë se janë vrarë 63 rekrutë – duke tentuar në këtë formë të minimizoj humbjet nga ukrainasit.

Ushtria ukrainase pretendon se kanë humbur jetën 400 ushtarë rusë dhe 300 tjerë janë plagosur, e blogerët ruse thonë se ka pasur qindra viktima.

Sipas mediave të atjeshme, të vrarët janë rezervistë të mobilizuar që janë mbledhur në një objekt ku po festonin Vitin e Ri. /

MARKETING