Ukraina zotohet: Nëse rimarrim Krimenë, do çmontojmë urën që e bashkon me Rusinë

Ukraina zotohet: Nëse rimarrim Krimenë, do çmontojmë urën që e bashkon me Rusinë

Ura rrugore dhe hekurudhore e Kerchit, një simbol i urryer i pushtimit të gadishullit jugor të Ukrainës është paralajmëruar se do të çmontohet nga Ukraina nëse do të rimarrë gadishullin e Krimesë.

Ura prej 12 miljesh, më e madhja në Evropë është e vetmja urë lidhëse mes Rusisë dhe Krimesë, e cila u dëmtua nga një kamion bombë në tetor, megjithëse Ukraina nuk mori përgjegjësinë.
Rusia që atëherë ka riparuar urën dhe ka rivendosur rrjedhën e furnizimeve ushtarake në Krime, për të treguar se kjo urë dhe gadishulli i Krimesë kanë qenë historikisht pjesë e pandarë e Rusisë.

Ukrainasit që kanë punuar për administratën e emëruar nga Moska mund të ndiqen penalisht, tha sekretari i këshillit të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të Ukrainës.Qytetarët rusë që u shpërngulën nw Krime pas vitit 2014 do të dëboheshin në planet e publikuara ndërsa ushtria përgatitet për një kundërofensivë pranverore.
Në përgjigje, kreu i Sevastopolit i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha: “Do të ishte e gabuar të trajtoheshin seriozisht komentet e njerëzve të sëmurë.
Ai i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass: “Ata duhet të kurohen, dhe kjo është ajo që ushtria jonë po bën tani”.

Kerchi nuki ka vetëm një simbolike të rëndësishme për Rusinë por shërben edhe si pikë logjistike për të furnizuar forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.

Si një dëshmi e aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, Rusia e konsideron pjesë të sajën duke u shprehur se ata kanë qenë të bashkuara gjithmonë.

MARKETING