Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027

Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës votoi sot për zgjatjen e ligjit ushtarak dhe mobilizimin e përgjithshëm deri më 29 janar 2027, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Sipas të dhënave të publikuara nga parlamenti, 293 ligjvënës votuan pro shtyrjes së gjendjes ushtarake.

Votimi pasoi një propozim të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Përpara votimit përfundimtar, ligjvënësit ranë dakord t’i shqyrtojnë projektligjet sipas një procedure të përshpejtuar.

Është hera e 21-të që parlamenti aktual voton për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin.

MARKETING