Ukraina shpreh gatishmërinë për të shpallur armëpushim 30-ditor me Rusinë nga e hëna

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andriy Sybiha, ka bërë të ditur se vendi i tij është gati të shpallë një armëpushim 30-ditor me Rusinë duke filluar nga e hëna, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sybiha tha në Telegram se hapi u koordinua në takimin e sotëm midis udhëheqësve e Gjermanisë, Francës, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës në kryeqytetin e Ukrainës Kiev.
Pas përfundimit të bisedimeve 5-palëshe, pjesëmarrësit i telefonuan presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar çështjen me të.
“Nëse Rusia pranon dhe sigurohet monitorim efektiv, një armëpushim i zgjatur dhe masa për ndërtimin e besimit mund të hapin rrugën për bisedime të paqes”, theksoi Sybiha.
Sot, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kryeministrin polak, Donald Tusk, mbërritën në Kiev. Para vizitës së tyre, ata thanë se do të shtonin sanksionet kundër Rusisë nëse ajo nuk bie dakord të zbatojë një armëpushim 30-ditor.