Ukraina rrëzon 10 dronë rusë në 24 orë

Ukraina rrëzon 10 dronë rusë në 24 orë

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 10 dronë rusë në të gjithë vendin të premten dhe gjatë natës, sipas një deklararë të forcave ajrore.

Në një postim në Telegram, forcat ajrore ukrainase shtuan se Moska kishte lëshuar gjashtë drone Shahed të prodhuar nga Irani në jug dhe lindje të Ukrainës gjatë natës, katër prej të cilëve u rrëzuan.

Në provincën Zaporizhzhia të Ukrainës jugore, ku Ukraina është përfshirë në një kundërofensivë për të rimarrë territorin e pushtuar, ka pasur 45 sulme ajrore dhe artilerie midis të premtes dhe të shtunës, tha guvernatori Yurii Malashka.

Forcat ruse bombarduan provincën fqinje Kherson 70 herë gjatë së njëjtës periudhë, duke përdorur mortaja, artileri, drone, tanke, aviacion dhe raketahedhës të shumtë, tha të shtunën guvernatori Oleksandr Prokudin.

Asnjë civil nuk mbeti i plagosur.

MARKETING