Ukraina nuk do të lëshojë territore për përfundimin e luftës me Rusinë

Ukraina nuk do të pajtohet me lëshime territoriale për hir të përfundimit të luftës me Rusinë.
MARKETING
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur në Francë.
Lideri ukrainas gjithashtu ka falënderuar shtetin francez për mbështetjen teksa iu drejtua Asamblesë Kombëtare franceze.
Bëhet e ditur se fjalimi i presidentit ukrainas ishte pjesë e një vizite zyrtare në Francë pas përkujtimeve të 80 vjetorit të ditës D.
Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se forcat ukrainase do t’i furnizojë me aeroplanë luftarakë Mirage. /Telegrafi/