Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse. Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh.

Prodhim i përbashkët armësh Ukrainë-SHBA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.

 

“Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim – se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës”, shkroi Zelenski pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram. Pjesë e bisedimeve ishin “marrëveshje të forta dypalëshe për prodhimin e përbashkët të dronëve dhe të armëve, të cilat ia kemi propozuar SHBA-së. Ne presim një përgjigje pozitive nga SHBA-ja.”/ DW