Ukraina hedh poshtë propozimin rus për përfundimin e luftës

Ukraina hedh poshtë propozimin rus për përfundimin e luftës

Ukraina ka dënuar deklaratën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov që krahason rusët me hebrenjtë e vrarë nga nazistët dhe Perëndimi me Adolf Hitlerin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko u bëri thirrje autoriteteve izraelite dhe organizatave hebraike që të dënojnë gjithashtu fjalimin e kryediplomatit.

Sipas gazetës shtetërore ruse TASS, Lavrov deklaroi se SHBA-ja kishte formuar një koalicion të vendeve evropiane “për zgjidhjen përfundimtare të ‘çështjes ruse’” ashtu si Hitleri “dëshiroi të zgjidhte “çështjen hebraike”.

Lavrov gjithashtu krahasoi aleatët perëndimorë të Ukrainës me Napoleon Bonapartin, “i cili mobilizoi pothuajse të gjithë Evropën kundër Perandorisë Ruse”, raporton skynews.

Nikolenko shkroi në Facebook se deklarata e Lavrov “njollos kujtesën e miliona viktimave të Holokaustit”, duke shtuar se “Rusia moderne është plot urrejtje për kombet e tjera”.

“Në gjyqet e Nurembergut, ministri i jashtëm (gjerman) Ribbentrop mohoi pjesëmarrjen në krimet e nazistëve, por kjo nuk e ndihmoi atë të shmangte dënimin. Ashtu si Lavrov nuk do të shmangë dënimin duke e paraqitur veten dhe Rusinë si viktimë”, vazhdoi postimi.

Ndryshe, Ukraina dhe bashkësia ndërkombëtare kanë thënë disa herë se nuk ka ndarje të shtetit ukrainas.