Ukraina e gatshme të dërgojë ekipet e kërkim-shpëtimit në Türkiye

Ukraina e gatshme të dërgojë ekipet e kërkim-shpëtimit në Türkiye

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se janë gati të dërgojnë një ekip të madh kërkim-shpëtimi në Türkiye, transmeton Anadolu.

Kuleba në postimin e tij në Twitter në lidhje me tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş të Türkiyes, tha: “Ukraina është e gatshme të dërgojë një ekip të madh kërkim-shpëtimi në Türkiye për të ndihmuar kundër krizës. Ne bashkëpunojmë ngushtë me palën turke për të koordinuar dislokimin e tyre”.

Kujtojmë se si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi mëngjesin e sotëm pjesën jugore të Türkiye-s humbën jetën mbi 1.000 persona ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

MARKETING