Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji i pijshëm në Shkup është plotësisht i sigurt dhe i cilësisë së lartë për konsum, tregon raporti më i fundit javor nga analizat laboratorike të kryera nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.

Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, kjo ndërmarrje thekson se me qëllim të informimit të rregullt të qytetarëve, vazhdon publikimi i të dhënave nga kontrollet javore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

“Sektori për kontroll sanitar, në periudhën nga 11 deri më 15 gusht, ka marrë gjithsej 222 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 222 mostra për analiza mikrobiologjike nga 54 pika të ndryshme matëse në territorin e qytetit të Shkupit,” thuhet në kumtesë.

Sipas rezultateve të analizave të kryera, të gjitha mostrat janë në përputhje të plotë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, e publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë (nr. 183/18).

Kjo konfirmon se uji që shpërndahet në rrjetin e qytetit i plotëson të gjitha standardet shëndetësore dhe teknike, duke garantuar siguri për konsum të përditshëm nga qytetarët.

MARKETING