Ujësjellësi: Është arritur niveli i furnizimit të rregullt, por për shkak të konsumit të tepër në Çair, rrjeti zbrazet shumë shpejt

Niveli i furnizimit të rregullt me ujë u arrit sot në mëngjes përmes vendbanimit Hekurana në komunën e Gazi Babës, por për shkak të konsumit të tepërt dhe tërheqjes nga Çairi, rrjeti po zbrazet shumë shpejt, informuan sot nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizime.
Siç theksohet në kumtesën, ndërhyrja është përfunduar me sukses, por për të shmangur defektet në rrjetin e furnizimit me ujë gjatë lëshimit të serishëm të ujit nën presion, thonë se po punohet ngadalë dhe gradualisht me qëllim për të rregulluar rrjetin.
“Qytetarëve u kërkohet të kenë durim dhe ta përdorin në mënyrë racionale derisa rrjeti të stabilizohet, përndryshe do të shkaktojë Çairi mungesë për gjysmën e qytetit që mund të zgjasë me ditë. Shumica e njoftimeve nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime Shkup u transmetuan nga mediat deri te opinioni, ndërsa besojmë se qytetarët e kuptojnë seriozitetin e ndërhyrjes që duhet bërë një herë, dhe ajo ditë ishte dje”, qëndron në kumtesë.
Me realizimin e këtij projekti, thonë, përmirësohen kushtet hidraulike në rrjetin e ujësjellësit.