UEFA vendosi: Europiani U-21 i jepet Shqipërisë dhe Serbisë

UEFA vendosi: Europiani U-21 i jepet Shqipërisë dhe Serbisë

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Evropianin për grupmoshat U-21 në vitin 2027. Këtë lajm e ka bërë të ditur sot agjencia e lajmeve Associated Press.

UEFA tha të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për procesin e tenderimit të planifikuar për t’u vendosur në një takim të 16 dhjetorit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

Kujtojmë se dy federatat si ajo shqiptare dhe ajo serbe u bashkuan në maj të këtij viti për të planifikuar organizimin e turneut.

Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, i tha Associated Press në maj se “është një projekt 100 për qind futbollistik” me “një mesazh shumë të mirë politik që mund ta përçojmë”.

“Ne patëm disa reagime negative nga fansat, kryesisht, dhe nga disa grupe interesi, por jo nga qeveria shqiptare”, deklaroi më pas Duka.

Kujtojmë se muaj më parë në Kampionatin Evropian pati kore raciste nga dy grupet e tifozëve si të Shqipërisë ashtu edhe të Serbisë ndaj njëra tjetrës, por kjo nuk i ka ndaluar të parët e Federatave që të arrijnë një marrëveshje.

MARKETING