UEFA nuk tërhiqet – qëndron dënimi i Serbisë për fyerjet raciste ndaj Kosovës
UEFA sot (e premte) ka vërtetuar dënimin e Federatës së Futbollit të Serbisë me 119 mijë e 750 euro për shkeljet që u bën në ndeshjen ndaj Zvicrës në Cyrih.
Serbët kishin marrë një dënim të ashpër për fyerjet raciste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
“Refuzohet ankesa e Federatës së Futbollit të Serbisë, rrjedhimisht konfirmohet vendimi i Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, i datës 11 dhjetor 2024”, thuhej në vendimin e Apelit të Konfederatës Evropiane të Futbollit.
Federata e Futbollit të Serbisë ishte dënuar që të mos ketë të drejtë të shesë bileta për dy ndeshjet e radhës të Serbisë teksa morën edhe një gjobë prej 50 mijë eurosh.
Me 25 mijë euro ata u dënuan poashtu për transmetim të mesazhit të papërshtatshëm për ngjarje sportive, teksa për flamujt e Serbisë mbi hartën e Kosovës, ata u dënuan me 25 mijë euro dhe 50 mijë euro të tjera për thirrjet anti-Kosovë.
Përveç kësaj, Federata serbe një dënim prej 53 mijë eurosh detyrohet ta paguajë në drejtim të UEFA-s për incidentet që ndodhën në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më datë 7 qershor dhe sipas këtij vendimi në stadiumin ‘Air Albania’ nuk do të ketë prezencë të tifozëve të tyre./Telegrafi/