Udhëheqësia dhe Bordi Ekzekutiv i LSDM-së japin dorëheqje
Udhëheqësia e LSDM-së dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje kolektive gjatë mbledhjes së sotme, me propozim të liderit të partisë, Venko Filipçe.
Sipas njoftimit të partisë, dorëheqjet janë parashtruar nga zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv.
“Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqja e LSDM-së ka hapur hapësirë për një kapitull të ri. Vijon një periudhë rifreskimi dhe forcimi të personelit, përfshirje të njerëzve të rinj, riorganizim dhe mobilizim të brendshëm, me qëllim që LSDM-ja të marrë energji të re,” thuhet në njoftim.
Në një nga seancat e ardhshme të Bordit Qendror, Filipçe pritet të propozojë përbërjen e re të organeve partiake, ndërsa në këto pozita do të zgjidhen individët më kompetentë.

