Udhëheqësi i Hamasit al-Hayya: “Populli ynë nuk do të harrojë askënd që mori pjesë në luftën gjeno’cidale”
Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Khalil al-Hayya, tha sot se populli palestinez “nuk do të harrojë askënd që mori pjesë në luftën gjenocidale”, raporton Anadolu.
Në një konferencë për shtyp, al-Hayya tha: “Ajo që pushtimi (izraelit) dhe mbështetësit e tij kryen, nga lufta brutale gjenocidale deri te krimet e ngjashme me ato të nazistëve, do të mbetet e gdhendur në kujtesën e popullit tonë dhe të botës si gjenocidi më i ligë i kohës moderne”.
“Në këtë moment historik, ne i japim fjalë krenarie dhe nderi popullit tonë në Gaza”, tha shtoi ai.
Al-Hayya kujtoi më tej “qëndrimet e nderuara të të gjitha vendeve që na mbështetën në fusha të ndryshme, veçanërisht vëllezërve tanë në Türkiye, Afrikën e Jugut, Algjeri, Rusi, Kinë, Malajzi dhe Indonezi”.