U kap nga kamerat: Granit Xhaka përfshihet në një debat të ashpër me një tifoz
Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka treguar edhe një herë se sa vendimtar është për skuadrën, madje edhe kur nuk është në fushë.
Humbja 3-1 ndaj West Ham United në Londër e ka nxjerrë qartë në pah mungesën e kapitenit zviceran, i cili ishte i detyruar të mungonte për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.
Këto ishin minutat e para që Xhaka ka munguar këtë sezon dhe pasojat u ndjenë menjëherë.
Pak para fundit të takimit, Granit Xhaka u bë protagonist i një momenti tensioni, pavarësisht se ishte i dëmtuar dhe në stol. Pas një provokimi të dyshuar nga një tifoz i West Hamit pas pankinës, 33-vjeçari u përfshi në një debat të ashpër verbal me të, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të ndeshjes.
“Çfarë do?”, dëgjohej duke bërtitur vazhdimisht Xhaka drejt tifozit të vendasve.
Pas këtij episodi, ndeshja vazhdoi dhe disfata e Sunderlandit u vulos. Me këtë rezultat, epërsia e skuadrës së sapongjitur në elitë ndaj West Hamit, që aktualisht mban vendin e 18-të, është reduktuar në 13 pikë./

