Turqia uron për 15 vjetorin e Pavarësisë me falënderime për ndihmë pas tërmetit shkatërrues

Turqia uron për 15 vjetorin e Pavarësisë me falënderime për ndihmë pas tërmetit shkatërrues

Turqia ka uruar Kosovën, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Ministria e Jashtme turke përmes një statusi në Twitter ka shkruar se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

Ata po ashtu në gjuhën shqipe kanë shkruar “Faleminderit”.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira. Faleminderit!”, ka shkruar ministria në Twitter.

Ndryshe, Kosova ishte ndër shtetet e para që ndihmoi Turqinë pas goditjes që mori nga tërmeti shkatërrues, duke dërguar kontingjentë të FSK-së të cilët po ndihmojnë në gërmime si dhe kanë shpëtuar nga rrënojat disa persona.

MARKETING