Turqia shpreh ngushëllimet për jetët e humbura në zjarrin në Koçani

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka shprehur ngushëllime për të afërmit e personave që humbën jetën nga zjarri në Koçani të Maqedonisë së Veriut, si dhe për popullin e vendit, transmeton Anadolu.
Ministria turke në një mesazh ngushëllimi shprehu “keqardhje të thellë” për humbjen e jetëve në zjarrin që shpërtheu gjatë një ngjarje argëtuese në Koçani.
“Shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e të ndjerëve dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, tha ministria turke.
Sipas informacioneve të fundit nga autoritetet e vendit, të paktën 59 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në një diskotekë në Koçani, ndërsa u plagosën rreth 155 të tjetër të cilët janë transportuar në spitalet e kryeqytetit Shkup dhe të qyteteve përreth.