“Turqia po merr të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët e saj në flotiljen ‘Sumud’ pas sulmit izraelit”

Turqia po monitoron nga afër situatën e qytetarëve të saj në bordin e Flotiljes Globale “Sumud”, e cila u sulmua nga Izraeli, dhe po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm, thanë burime diplomatike të enjten, transmeton Anadolu.
Ndërsa festat fetare në Izrael mund të shkaktojnë disa vonesa në përfundimin e procedurave, qytetarët turq pritet të lirohen në ditët në vijim, thanë burimet.
Po merren të gjitha masat e nevojshme paraprake për të siguruar që qytetarët të mos përballen me probleme ose çështje shëndetësore gjatë këtij procesi, shtuan ata.
– Sulmi i Izraelit ndaj Flotiljes Globale “Sumud”
Flotilja Globale “Sumud”, në rrugën për të thyer bllokadën izraelite dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës në mbrëmjen e 1 tetorit.
Ushtria izraelite e sulmoi flotiljen, duke kapur ilegalisht dhjetëra anije dhe duke ndaluar qindra pasagjerë të tyre.
Flotilja Globale “Sumud” është flotilja më e madhe deri më sot që është përpjekur të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza.