Turqia kërkon që SHBA të ndërpresë bashkëpunimin me terroristët e PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Turqia kërkon që SHBA të ndërpresë bashkëpunimin me terroristët e PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, me terma të fortë ka kërkuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që Washington-i, si një aleat i Ankarasë, duhet të ndërpresë bashkëpunimin me terroristët e PKK/YPG-së në veri të Sirisë, raporton Anadolu.

Burimet thonë se në bisedën telefonike, Fidan nënvizoi gjithashtu se Türkiye do të vazhdojë me vendosmëri operacionet antiterroriste në Irak dhe Siri.

Fidan dhe Blinken diskutuan gjithashtu për mekanizmin e de-përshkallëzimit midis forcave turke dhe amerikane në Irak dhe Siri në kuadër të operacioneve të vazhdueshme të Türkiye-s në rajon.

Pas rrëzimit të një mjeti ajror luftarak turk pa pilot në Siri, burimet thonë se bashkëbiseduesit ranë dakord që mekanizmi duhet të vazhdojë funksionimin efektiv pa penguar luftën kundër terrorizmit.

Në takim u diskutua edhe për çështjen e zgjerimit të NATO-s.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.

MARKETING