Turqia dhe SHBA-ja do t’i vazhdojnë konsultimet për avionët luftarakë F-35

Turqia dhe SHBA-ja do t’i vazhdojnë konsultimet për avionët luftarakë F-35

Delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes kanë kryer raundin e dytë të konsultimeve për avionët luftarakë F-35 në Washington, njoftoi pala turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Delegacionet ranë dakord për vazhdimin e konsultimeve. Takimi i ardhshëm është planifikuar të zhvillohet në Ankara në pranverën e vitit 2023”, tha ministria në një deklaratë.

Delegacionet mbajtën raundin e parë të bisedimeve në Ankara në vitin 2021.

Në vitin 2019, SHBA-ja pezulloi Türkiye-n nga programi i avionëve luftarakë F-35 pasi kundërshtoi blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, duke pretenduar se sistemi rus do të rrezikonte avionët luftarakë.

Türkiye ka thënë vazhdimisht se nuk ka asnjë konflikt midis avionëve dhe sistemit mbrojtës dhe ka propozuar një komision për të hulumtuar këtë çështje. Türkiye ka thënë gjithashtu se ka përmbushur detyrimet e saj për avionët F-35 dhe se pezullimi i saj ishte kundër rregullave.

MARKETING