Turqia dënon vendimin e Izraelit për të penguar ndihmat humanitare për Gazën

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, dënoi vendimin e Izraelit për të penguar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.
Ministria bëri një deklaratë në lidhje me vendimin për bllokimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Gaza.
“Ne dënojmë vendimin e Izraelit për të penguar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se pengesa e qeverisë izraelite për qasjen e popullit palestinez në nevojat themelore është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
Praktika synon të ndëshkojë kolektivisht popullin palestinez, nënvizohet në deklaratën e ministrisë ku më tej theksohet:
“(Praktika) kërcënon edhe përpjekjet për ta bërë armëpushimin në Gaza të përhershëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë menjëherë për të siguruar dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza dhe të sigurojë që Izraeli të përmbushë përgjegjësitë e tij”.
Qeveria izraelite vendosi të ndalojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, vetëm disa orë pas përfundimit zyrtar të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve.