Turqi, tërmeti dëmton ndjeshëm kalanë historike në Gaziantep

Turqi, tërmeti dëmton ndjeshëm kalanë historike në Gaziantep

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm pjesët jugore të Türkiye-s ndërsa përmasat e tërmetit mund të shihen në një video të kalasë historike e cila pësoi dëme të konsiderueshme në Gaziantep, raporton Anadolu.

Muret e kalasë janë shembur muret si dhe gardhi metalik rreth ndërtesës historike e cila ndodhet në Sahinbey.

Kupola dhe muri lindor i xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës, e ndërtuar në shekullin e 17-të, janë shembur pjesërisht.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në qarkun Pazarcik në Kahramanmaraş të Türkiye-s, e pasuar nga 50 pasgoditje, më e forta prej të cilave ishte 6.6 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti u ndje edhe në Sirinë fqinje, ku të paktën 427 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur. Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Irak, Liban, Egjipt dhe rajone të tjera.

Në Türkiye, të paktën 284 persona kanë humbur jetën dhe 2.323 janë plagosën si pasojë e tërmetit shkatërrues.

Të gjitha shërbimet kompetente të Türkiye-s janë të angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet përkatëse nga të gjitha pjesët e Türkiye-s po mbërrijnë në zonat e prekura nga tërmeti.

MARKETING