Turqi, rritet në 12.873 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

Turqi, rritet në 12.873 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se numri i viktimave si pasojë e tërmetit është rritur në 12.873 ndërsa i të plagosurve në 62.937, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga AFAD thuhet se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş janë regjistruar 1.117 pasgoditje.

Si pasojë e tërmeteve në qytetet Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Osmaniye, Hatay, Kilis, Malatya dhe Elazığ kanë humbur jetën 12.873 persona ndërsa janë plagosur 62.937 të tjerë.

Në rajon po punojnë 24.727 personel kërkim-shpëtimi të AFAD, PAK, JAK, JÖAK, DİSAK, Rojës Bregdetare, DAK, Güven, Zjarrfikës, të Ministrisë rë Arsimit, OJQ-ve dhe ekipeve ndërkombëtare.

Njoftohet se numri i personelit të kërkim-shpëtimit të ardhur nga vendet e tjera është 5.709.

Ndërkohë ka arritur në 113.201 numri i personelit që punon në rajon bashkë me personelin e terrenit nga ekipet e AFAD, policisë, xhandarmërisë, Ministrisë së Mbrojtjes, UMKE, ekipet e ambulancave, vullnetare, sigurisë lokale dhe mbështetjes lokale.

Në 10 qytetet e prekura rëndë nga tërmeti nga AFAD, Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale si dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, janë dërguar 137.929 tenda, 1.255.500 batanije dhe është përfunduar instalimi i 92.738 tendave për jetesë familjare.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, AFAD, Ministria e Mbrojtjes, xhandarmëria dhe institucionet e shoqërisë civile (IHH, shoqatat Hayrat, Beşir, İnisiyatif) kanë dërguar në rajon 95 kuzhina lëvizëse, 79 automjete shërbimi, 1 kuzhinë gatimi, 4 furra lëvizëse, 39 kuzhina fushore, 1 konteiner dhe 86 automjete shërbimi.

MARKETING