Türkiye, tërmet 4.8 ballë në provincën Bolu

Türkiye, tërmet 4.8 ballë në provincën Bolu

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi provincën veriperëndimore turke Bolu, transmeton Anadolu.

Presidenca për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 13:55 sipas kohës lokale.

AFAD njoftoi se epiqendra ishte në Bolu dhe u regjistrua në një thellësi prej 8.13 kilometrash.

Më 6 shkurt dy tërmete me intesitet 7.7 dhe 7.6 ballë goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese si dhe shumë të tjerë në veri të Sirisë.

MARKETING