Türkiye, 12 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet në disa qytete

Türkiye, 12 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet në disa qytete

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur disa qytete në juglindje të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Në Şanlıurfa kanë humbur jetën gjithsej 11 persona, pasi është arritur deri tek kufomat e dy personave të tjerë në një automjet të përmbytur.

Disa rrugë të Şanlıurfa-s janë përmbytur pas reshjeve të djeshme në qytet.

Në kuadër të punimeve të zjarrfikësve të Şanlıurfa-s, është arritur deri tek trupat e pajetë të pesë personave, për të cilët mësohet se ishin sirianë.

Nga ana tjetër trupat e pajetë të dy persona të tjerë janë nxjerr nga një automjet të bllokuar nën ujë, kështu që numri i të vdekurve nga përmbytjet në Şanlıurfa është rritur në 11.

Në lagje të ndryshme vijojnë përpjekjet për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar.

Ndërkohë, të paktën një person ka humbur jetën si dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një shtëpi-kontejner e vendosur në një oborr është përmbysur nga shirat e dendura në rrethin Tut të provincës juglindore të Türkiye-s, Adıyaman.

Guvernatori i Tokat-it, njëherësh koordinator për provincën Adıyaman, Numan Hatipoğlu, njoftoi se një kontejner është përmbysur nga uji që ka kapluar rrethin.

Ai njoftoi se një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë zhdukur, duke shtuar se vazhdojnë punimet për t’i gjetur të zhdukurit.

Ndërkohë, ekipet e AFAD-it, policisë, xhandarmërisë dhe bashkisë vazhdojnë evakuimin e çadrave ku ka rrezik nga përmbytjet.

MARKETING