Tupançeski: Me shkarkimin e drejtorit të DZS-së nuk ka përfunduar puna

Tupançeski: Me shkarkimin e drejtorit të DZS-së nuk ka përfunduar puna

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, në TV Telma, nuk e ka përjashtuar mundësinë që hetimi për arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti të rezultojë me shkarkime të tjera të drejtorëve, mes tyre edhe drejtori i burgut “Idrizovë”, Shpend Tahiri.

Qeveria në seancën e djeshme tashmë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Administratës për përmbarim të sanksioneve, Marjan Spasovski dhe sipas Tupançevskit janë shqyrtuar të gjitha opsionet për kërkimin e përgjegjësisë në vijë vertikale.
I pyetur nëse qeveria vlerëson se përgjegjësia e Tahirit ishte më e vogël se ajo e Spasovskit, Tupançevski pohoi se nuk është fjala për vlerësimin e përgjegjësisë më të madhe apo më të vogël, sepse përgjegjësia duhet të jetë në vijë vertikale, nga i pari tek i fundit dhe kjo duhet të tregoi hetimi.
Sipas tij, nuk ka dyshim se arratisja e Memetit ishte një aksion i mirëorganizuar, i cili kërkon një reagim po aq të mirëorganizuar nga autoritetet shtetërore.