Tuneli Prizren-Tetovë, mund të nisë brenda 6 muajsh

Tuneli Prizren-Tetovë, mund të nisë brenda 6 muajsh

Kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami, ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se tuneli Prizren-Tetovë mund të nisë brenda 6 muajve.
Ai tha se kjo mund të ndodh nëse vazhdohet me të njëjtën dinamikë me të cilën po punohet deri më tani.

MARKETING

Description of image

“Qeveria ka përpiluar projektin kryesor nga rruga e kombit deri në hyrje të tunelit. pra urojmë që edhe qeveria e Maqedonisë të jetë me po të njëjtin seriozitet që sa më shpejt të realizohen punët.

Nëse vazhdon kjo dinamikë, besoj se jo për më shumë se 6 muaj do të kemi edhe projektin kryesor për tunelin me çfarë plotësohen të gjitha kushtet që të nisin punimet në terren”,-tha Bilall Kasami.

MARKETING