Trupi i pajetë i një 42-vjeçari nga Tetova është gjetur pranë fshatit Nerasht

Trupi i pajetë i një 42-vjeçari nga Tetova është gjetur pranë fshatit Nerasht

Policia e Tetovës informon se pasdite rreth orës 16 është gjetur trupi i pajetë i një i një 42-vjeçari nga Tetova, i cili është raportuar nga bashkëshortja se që nga dje në orën 18 ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte përgjigjur në telefon.

Në komunikatën e SPB të Tetovës thuhet se në xhamin e automjtetit ku është gjetur 42 vjeçari ka një vrimë plumbi dhe ekziston dyshimi fillestar se ai është qëlluar me armë zjarri.

“Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5″ me targa të Tetovës. Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk jepte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen”.

“Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët janë duke kryer këqyrjen dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin A.B. nga Tetova”, thonë nga SPB Tetovë.

MARKETING