Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

MARKETING

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se objektivat e SHBA-së në Lindjen e Mesme janë afër realizimit, duke lënë të kuptohet një tërheqje të mundshme të angazhimit ushtarak në rajon.

MARKETING

Sample Image

Në një postim të premten në platformën Truth Social, Trump tha se po shqyrtohet përfundimi i operacioneve ushtarake ndaj regjimit iranian.

“Po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tona dhe po shqyrtojmë përfundimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme kundër regjimit terrorist të Iranit”, shkroi ai.

Duke komentuar mbi Ngushticën e Hormuzit, 79-vjeçari theksoi se ruajtja dhe patrullimi i saj duhet të kryhet nga vendet që e përdorin, ndërkohë që SHBA-ja nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt.

Lideri amerikan gjithsesi la të hapur mundësinë e mbështetjes amerikane në rast se kjo kërkohet nga vendet e tjera.

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre për Hormuzin, por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme, pasi kërcënimi nga Irani të zhduket”, përfundoi Trump. /Telegrafi/

 

MARKETING