Trump thotë se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ishte “turp”

Trump thotë se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ishte “turp”

Donald Trump e quajti ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris “turp”, pasi që krijuesit e saj u kritikuan për shkak se, siç thanë, shfaqja “ka shkuar tepër larg”.

“Unë jam shumë transparent, por mendoj se atë që e kanë bërë është shumë turp”, deklaroi Tramp për Fox News.
Komentet e tij pasuan pas gjykimit nga grupet katolike dhe të ipeshkëve francezë për skenën e ceremonisë, ku morën pjesën kërcimtare dhe dixhej në poza që i ngjanin rrëfimeve të pikturës së “Darkës sekrete”, edhe pse krijuesit thanë se ky nuk ka qenë qëllimi që ta prezantojë ambientin religjioz, njoftuan mediat amerikane.

Në pyetjen se çka do të bënte nëse rizgjidhej president gjatë Lojërave Olimpike në Los Anxhelos në vitin 2028, Trump u përgjigj: “Nuk do të kemi ‘Darkë sekrete’ të shfaqur në mënyrën në të cilën ata e kanë shfaqur”.

MARKETING