Trump: Shkoj në Turqi të enjten nëse vjen edhe Putini

Trump: Shkoj në Turqi të enjten nëse vjen edhe Putini

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me presidentin e Sirisë, Ahmed Shara, dhe se ka vendosur të heqë sanksionet ndaj Sirisë. Gjatë turit të tij në Lindjen e Mesme, Trump foli në hapjen e Samitit Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit-SHBA në kryeqytetin saudit Riad. Trump deklaroi se pas takimit me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe presidentin turk rexhep Taip Erdoğan, SHBA-ja do të heqë të gjitha sanksionet ndaj Sirisë për t’i dhënë këtij vendi një mundësi të re.

MARKETING

“Pas takimit me Mohammed bin Salman dhe presidentin Erdoğan, ne po i heqim sanksionet ndaj Sirisë në mënyrë që ata të mund të bëjnë një fillim të ri”, tha Trump duke shtuar se sanksionet në fjalë ishin “të forta dhe shkatërruese”.

Më herët, Trump zhvilloi takim me bin Salmanin dhe presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, në të cilën Erdoğan u bashkua onaljn.

Gjatë Forumit Saudito-Amerikan të Investimeve 2025 në Riad, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, njoftoi se mbretëria ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-në me vlerë më shumë se 300 miliardë dollar. Ai shtoi se Arabia Saudite aktualisht ka ekonominë më të madhe në rajon, duke shtuar se vendi i tij “po punon për mundësi partneriteti me SHBA-në me vlerë 600 miliardë dollarë”.

Ndërkaq, gjatë fluturimit të tij nga Riadi për në Doha të Katarit,Trump, u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm të shkojë në Turqi për bisedime mbi Ukrainën, nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin do të jetë atje gjithashtu. Trumpi ka thënë se nuk e di nëse Putini do të jetë në Stamboll për takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, po që se nuk është aty edhe vetë Trumpi.

“Unë e di se ai do të donte që unë të isha atje dhe kjo është një mundësi. Nëse do të mund t’i jepnim fund luftës, unë do të mendoja për këtë”, ka thënë Trump, raporton BBC.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio pritet të marrë pjesë nesër në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Turqi, ka thënë më parë një zyrtar amerikan. /SHENJA/

 

MARKETING