Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi është prononcuar për media.
Duke folur në betimin e sekretarit të tij të ri të tregtisë, ai tha se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të punojnë së bashku.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, me bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës që fillojnë të martën në Arabinë Saudite, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Trump gjithashtu shtoi se një marrëveshje minerale është afër me Ukrainën – duke i bërë jehonë komenteve të bëra disa orë më parë nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.
Ndryshe, Zelensky hodhi poshtë kërkesat e SHBA-së për pasuri minerale në këmbim të ndihmës financiare.
Ndër tjera, ai deklaroi se Uashingtoni e ka furnizuar vendin e tij me 67 miliardë dollarë armë dhe 31.5 miliardë dollarë mbështetje direkte buxhetore gjatë gjithë luftës. /Telegrafi/