Trump pretendon: SHBA-ja ka siguruar “miliarda dollarë të ardhura në një javë” me tarifat

Trump pretendon: SHBA-ja ka siguruar “miliarda dollarë të ardhura në një javë” me tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se miliarda dollarë të ardhura u siguruan përmes tarifave që ai vendosi ndaj vendeve të tjera dhe pretendon se çmimet e naftës, normat e interesit dhe çmimet e ushqimeve në vendin e tij janë ulur, transmeton Anadolu.

Trump bëri një deklaratë për këtë çështje në platformën e medias sociale “Truth Social”.

Duke mbrojtur idenë se çmimet e naftës dhe ushqimeve, normat e interesit dhe inflacioni në SHBA kanë rënë, Trump pretendon se vendi i tij ka fituar “miliarda dollarë të ardhura në një javë” falë tarifave doganore që ai zbatoi.

Ai vuri në dukje se këto të ardhura i kanë siguruar edhe pse Kina, ekonomia e së cilës është në “kolaps” vendosi tarifë shtesë doganore prej 34 për qind ndaj SHBA-së.

Duke thënë se vendet kanë “përfituar nga bekimet e SHBA-së për vite dhe kanë fituar mjaftueshëm”, Trump mbrojti idenë se ish-administratat amerikane duhet “të fajësohen për lejimin e kësaj”.

– Tarifat e vendosura nga Trump

Më 2 prill, Trump nënshkroi dekretin për vendosjen e detyrimeve doganore shtesë për të gjitha produktet e importuara në SHBA.

Në kuadër të dekretit, tarifat e vendosura nga SHBA-ja për shumë prej partnerëve të saj tregtarë variojnë nga 10 për qind në 50 për qind.

Shumë vende dhe BE-ja reaguan ndaj tarifave të Trumpit dhe deklaruan se këto tarifa do të negociohen me SHBA-në.

MARKETING