Trump njofton tarifa 50 përqind ndaj automjeteve dhe çelikut kanadez duke filluar nga 1 janari

Trump njofton tarifa 50 përqind ndaj automjeteve dhe çelikut kanadez duke filluar nga 1 janari

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkallëzoi të hënën përplasjen tregtare me Kanadanë, duke njoftuar se Washingtoni do të vendosë tarifë doganore prej 50 për qind për të gjitha veturat, kamionët, pjesët e automjeteve dhe çelikun kanadez, duke filluar nga 1 janari i ardhshëm, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Kanadaja po e zhvat Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Ai pretendoi se tarifat “jashtëzakonisht të larta” të Kanadasë ndaj produkteve bujqësore amerikane ua kanë bërë jetën “të pamundur” fermerëve amerikanë dhe kanë rezultuar në një deficit vjetor tregtar prej 60 miliardë dollarësh.

Trump deklaroi se Kanadaja “nuk do të trajtohet më si shtet” në asnjë mënyrë, duke e përshkruar atë si një nga vendet me të cilat është më e vështirë të zhvillohen marrëdhënie.

Ai argumentoi se fqinji verior i SHBA-së varet nga ajo për 95 për qind të tregtisë së tij, duke përfunduar: “Ne nuk kemi nevojë për Kanadanë, ata kanë nevojë për ne”.

MARKETING