Trump: Nëse është e nevojshme do ta mbrojmë Izraelin

Trump: Nëse është e nevojshme do ta mbrojmë Izraelin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në deklaratën e tij të parë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, vuri në dukje se ata shpresojnë të vazhdojnë procesin e negociatave bërthamore me Iranin dhe tha se do ta mbrojnë Izraelin nëse është e nevojshme, transmeton Anadolu.

MARKETING

Trump bëri një deklaratë përmes telefonit për “Fox News”.

“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz që nuk do të kthehen (që vdiqën) në stafin e udhëheqjes”, tha presidenti Trump.

Ai theksoi se Izraeli po pret përgjigjen e Teheranit për sulmet ndaj Iranit. “Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme”, tha Trump.

MARKETING