Trump ndërmerr hapin e parë për ndryshimin e emrit të Departamentit të Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”

Trump ndërmerr hapin e parë për ndryshimin e emrit të Departamentit të Mbrojtjes në “Departamenti i Luftës”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me qëllimin për t’i dhënë imazh më të ashpër ushtrisë, do të nënshkruajë një dekret presidencial për të ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes (Pentagonit) në “Departamenti i Luftës”, transmeton Anadolu.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë duke folur për mediat amerikane, deklaroi se presidenti Trump do të mbajë takim për këtë çështje dhe do ta nënshkruajë dekretin në fjalë.

Sipas ligjit amerikan, Trump nuk mund ta ndryshojë emrin e Departamentit të Mbrojtjes pa legjislacionin e miratuar nga Kongresi. Për këtë arsye me dekretin presidencial që Trump do të nënshkruajë, pritet të fillojnë të gjitha procedurat përkatëse lidhur me ndryshimin e emrit të departamentit në “Departamenti i Luftës” dhe që Pentagoni të bëjë përgatitjet e nevojshme.

Në programin ditor që Shtëpia e Bardhë u ka dërguar mediave, përfshihet informacioni se Trump do të bëjë një njoftim të premten pasdite, por tema e njoftimit nuk u nda.

Departamenti i Luftës u krijua në vitin 1789, vitin kur u miratua Kushtetuta e SHBA-së. Emri i tij u ndryshua në Departamenti i Mbrojtjes me një ligj të miratuar në vitin 1947, dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

MARKETING