Trump: Mendoj se do të jetë shumë më mirë që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Trump: Mendoj se do të jetë shumë më mirë që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të jetë “shumë më mirë” nëse Kanadaja do të bëhej shteti i 51-të i vendit, transmeton Anadolu.

Trump bëri deklarata për “Fox News” para ndeshjes së Super Bowl, ndeshje e kampionatit të Ligës Amerikane të Futbollit (NFL).

“Mendoj se do të jetë shumë më mirë që Kanadaja të ishte shteti i 51-të, sepse ne po humbasim 200 miliardë dollarë në vit me Kanadanë. Dhe unë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë. Pse po i paguajmë Kanadasë 200 miliardë dollarë subvencione në vit?”, deklaroi Trump.

Ai tha se nuk ka parë veprime të mjaftueshme nga Kanadaja dhe Meksika për të penguar tarifat doganore.

“Jo, kjo nuk është mjaft e mirë. Diçka duhet të ndodhë. Kjo nuk mund të vazhdohet. Dhe unë po e ndryshoj këtë”, tha Trump.

I pyetur në lidhje me vendimin e gjykatës për të bllokuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të drejtuar nga Elon Musk, nga qasja në të dhënat e Departamentit të Thesarit, Trump e cilësoi si “të çmendur” vendimin për të cilin theksoi se nuk ishte 100 për qind dakord.

“Ne duhet të zgjidhim problemin e efikasitetit. Duhet të zgjidhim mashtrimin, shpërdorimin, abuzimin, gjithçka tjetër që ndodh në qeveri”, theksoi Trump.

Ndërsa pasi u pyet nëse i beson apo jo Musk-ut, Trump e përshkroi atë si të mrekullueshëm”.

“Ai nuk arrin asgjë. Unë në fakt pyes veten se si ai mundet të ndajë kohë për këtë”, tha presidenti amerikan.

“Shumë shpejt, ndoshta brenda 24 orëve, do t’i them të shkojë të kontrollojë Departamentin e Arsimit. Ai do të gjejë të njëjtën gjë. Dhe pastaj do t’i them për ushtrinë, le të kontrollojë ushtrinë”, potencoi Trump.

MARKETING