Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet “sot” në Islamabad

Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet “sot” në Islamabad

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje me Iran do të nënshkruhej “sot” në Islamabad të Pakistanit, transmeton Anadolu.

Trump për gazetaren e Fox News Maria Bartiromo tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje, ai do të “shkatërrojë çdo central energjie dhe urë në Iran”.

Nuk është e qartë menjëherë se cilës periudhë kohore i referohej ai, pasi nuk dihet kur është zhvilluar biseda me Bartiromo.

Irani nuk e ka konfirmuar këtë pretendim dhe as nuk ka njoftuar ndonjë vendim për të dërguar një delegacion në Islamabad. Megjithatë, burime pakistaneze thanë për New York Post se Teherani është i “gatshëm për një raund të dytë”, por se “nuk është marrë ende asnjë vendim” për këtë.

Dje, Trump njoftoi se përfaqësues amerikanë, përfshirë zv/presidentin JD Vance dhe të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë drejt Islamabadit për një raund të ri negociatash.

Pakistani priti kontaktin e parë të drejtpërdrejtë në nivel të lartë mes SHBA-së dhe Iranit më 11-12 prill, i pari i këtij lloji që nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1979, por ato bisedime përfunduan pa një përparim.

MARKETING