Trump kërkon të hetohet pasuria e kongresistes amerikane me shami
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Departamenti i Drejtësisë po heton pasurinë e kongresmenes demokrate Ilhan Omar, ndërsa administrata e tij po përballet me pasojat e vrasjes së demonstruesit Alex Pretti në Minneapolis. Presidenti republikan tha gjithashtu të hënën se po dërgon carin e tij kufitar, Tom Homan, në shtetin e Minesotës, i cili ka qenë duke parë protesta që kur oficerët federalë të imigracionit qëlluan për vdekje Prettin. Kongresmenja iu kundërpërgjigj Trumpit, duke e akuzuar atë se po merret me të për të shpërqendruar vëmendjen nga popullariteti i tij në rënie. “Më fal, Trump, mbështetja jote po bie dhe po panikohesh,” shkroi Omar në platformën X. Kongresmenja myslimane amerikane ka qenë një kritike e zëshme e politikave dhe retorikës së Trumpit, duke përfshirë sulmet e tij kundër komunitetit somalez. Në fund të vitit të kaluar, Trump tallte shaminë e Omarit në një nga dekalratat e tij, duke thënë se ajo është “gjithmonë e mbështjellë me hixhabin e saj”.

