Trump i vendos BE-së afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare

Trump i vendos BE-së afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian (BE) se duhet të heq tarifat deri në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, përndryshe do të përballet me pengesa tregtare dukshëm më të larta, transmeton Anadolu.

“Kam pritur me durim që BE-ja të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes historike tregtare që ramë dakord në Turnberry të Skocisë, marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social pas një bisede telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai pretendoi se në marrëveshjen tregtare të nënshkruar në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar ishte bërë një premtim për uljen e tarifave në zero, angazhim që sipas tij ende nuk është përmbushur.

Presidenti amerikan tha se u ka dhënë liderëve evropianë afat deri më 4 korrik të këtij viti për të respektuar marrëveshjen. Nëse blloku prej 27 vendesh nuk e përmbush afatin, Trump kërcënoi se do të rrisë tarifat amerikane në “nivele shumë më të larta”.

MARKETING