Trump dhe Netanyahu do të takohen më 4 shkurt
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, njoftoi Kryeministria e Izraelit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se Trump e ka ftuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë.
Në deklaratë thuhet se Netanyahu është lideri i parë i huaj që Trump e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi mori presidencën për herë të dytë.
Sipas mediave izraelite, në takimin mes Trumpit dhe Netanyahut pritet të diskutohen çështjet rajonale, veçanërisht armëpushimi në Gaza.