Trump: Aktualisht nuk ka dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime me Iranin, duke shtuar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur nën bllokadën detare të Washingtonit, transmeton Anadolu.
“Nuk po zhvillohen dhe nuk janë planifikuar bisedime apo kontakte me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Bllokada detare mbetet plotësisht në fuqi. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionale. Të gjitha minat detare janë hequr ose shpërthyer”, shtoi ai.

