Tripunovski: Rekolta e grurit pothuajse i përmbush nevojat e brendshme, nuk ka nevojë të varemi nga importi

Me mbi 280.000 tonë grurë nga prodhimi i këtij viti, pothuajse i përmbush nevojat e brendshme dhe këtë vit nuk kemi nevojë të varemi nga importi, deklaroi në Prilep ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili sot mori pjesë në manifestimin “Qumësht 2025”.
Këtë vit janë rritur sipërfaqet me grurë dhe rekolta është me cilësi të lartë dhe e mjaftueshme për nevojat e brendshme.
“Me cilësinë e mirë, me sasinë që e arrijmë, Maqedonia do të qëndrojë në këmbët e veta, nuk ka nevojë të varet nga importi i grurit nga shtetet fqinje ose vnde të tjera, por përkundrazi, bujqit tanë do të prodhojnë për kapacitetet tona përpunuese. Ministria dhe Qeveria janë në dispozicionin, për ta reflektuar këtë cilësi dhe sasi për vitin e ardhshëm 2026”, tha Tripunovski.
Sipas Ministrit Tripunovski, seriozisht cilësia jashtëzakonisht e mirë e grurit është e pranueshme për industrinë e bluarjes dhe pjekjes, ndërsa rezervat e mallrave janë janë nga gruri vendas.
“Këtë vit kemi cilësi jashtëzakonisht të mirë, e cila është e pranueshme për industrinë tonë të bluarjes dhe pjekjes, dhe kjo do të thotë se nuk ka nevojë të jemi të varur nga importi këtë vit. Kemi bërë përpjekje për të mbushur rezervat e mallrave me grurë vendas, dhe vitin tjetër do të ndërhyjmë pikërisht gjatë korrjes kur do të marrim pjesë në rregullimin e çmimit të blerjes”, tha Tripunovski.
Në prag të mbjelljeve të vjeshtës, do të bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë dhe sasinë e grurit të këtij viti. Një sërë takimesh me fermerët do të zhvillohen së shpejti.