Treshja e sulmit, enigma që Reali duhet të zgjidhë

Treshja e sulmit, enigma që Reali duhet të zgjidhë

Nëse Real Madridi do të luante në një finale nesër, pyetja më e madhe rreth formacionit titullar të Çabi Alonsos do të ishte se kush do ta kompletonte treshen sulmuese.

Trajneri nuk e ka gjetur ende partnerin perfekt për Viniciusin dhe Mbapen, të vetmit dy titullarë të garantuar në sulmin e Madridit. Është hallka e dobët në një formacion hipotetik të zgjedhjes së parë. Me Rodrigon jashtë loje, pozicioni i krahut të djathtë është bërë pjesa që mungon. Askush nuk është vendosur, ose janë vendosur shumë, por asnjeri nuk ja mbushur mendjen trajnerit. Pikërisht aty Alonso është ende në kërkim të një zgjidhjeje.

Në fakt, mungesa e një titullari të garantuar e ka shndërruar pozicionin në një fushë prove, si për lojtarët ashtu edhe për sistemet. Trajneri është ende duke e menduar, duke shpresuar të gjejë formulën e duhur. Është pjesa që po i shpëton. Pasiguria që rrethon pozicionet sulmuese reflektohet në faktin se, pas 16 ndeshjeve të luajtura deri më tani këtë sezon, treshja me Mastantuonon është më e përdorura, duke u shfaqur pesë herë.

U kompletua katër herë me Brahim Dias dhe tre herë me Belingamin. Në rastet e mbetura, Vinicius mungonte në formacionin titullar, me Rodrigon që luante në të majtë. Ky është pikërisht një nga aspektet më të habitshme të vendimeve sulmuese të Çabi Alonsos. Trajneri nuk e ka aktivizuar Rodrigon në krahun e djathtë. As Gonzalo Fernandez, të cilin e provoi në atë pozicion në ndeshjen e fundit të Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së. Këto janë dy formacione me të cilat ai nuk ka eksperimentuar. Kjo pasiguri në krahun e djathtë reflektohet edhe në kontributet e lojtarëve që kanë zënë atë pozicion. Belingam, Brahim dhe Mastantuono kanë një total prej pesë golash dhe tre asistimesh.

Belingam ka tre gola dhe një asis, Brahim Dias ka një gol dhe dy asiste, dhe Mastantuono ka një gol. Kjo paraqitje nuk është aq i mirë sa pritet nga partneri sulmues për Vinicius dhe Mbape. Është një problem me të cilin Real Madridi nuk është përballur prej kohësh. Në fakt, është një dilemë që zakonisht nuk e kanë. Por një nga vendimet më të habitshme të Çabi Alonsos ka qenë çmontimi i treshes shumë të kritikuar RodrigoMbape-Vinicius. Sezonin e kaluar, ishte sulmi yll i Ançelotit, të cilin e nisi 24 herë. Ishte padyshim sulmi më i përdorur nga trajneri, i cili ishte i qartë për strategjinë e tij sa herë që i kishte të tre në dispozicion. Italiani kishte tre titullarë të garantuar në sulm.

Nëse ata performuan mirë apo dobët është një çështje tjetër. Në sezonin 23-24, ishte pak a shumë e njëjta gjë. Edhe një herë, Ançeloti kishte një ide shumë të qartë për treshen e tij sulmuese, me Belingam që luante si një nëntëshe false dhe i mbështetur në krahë nga Vinicius dhe Rodrigo. Formula ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga çelësat për të fituar ligën dhe dy titujt e Ligës së Kampionëve. Vinicius dhe Belingam shënuan të dy mbi 20 gola, dhe Rodrigo ishte shumë afër. Në total, Ancçeloti ndërtoi një treshe që shënoi 64 gola. PANORAMASPORT.AL

MARKETING