Treni përplas për vdekje 4 persona në Spanjë

Treni përplas për vdekje 4 persona në Spanjë

Të paktën 4 persona humbën jetën mbrëmjen e së dielës në Spanjë, në një aksident hekurudhor shumë pranë Barcelonës.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat ishin duke kaluar shinat e trenit në Montomenlo, kur u goditën nga treni i shpejtësisë së lartë.

3 prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i katërti u dërgua në spital, por nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Në një njoftim nga hekurudha spanjolle, bëhet me dije se 7 personat kaluan në mënyrë të paligjshme shinat e trenit, ndërkohë që një hetim më i detajuar ka nisur.

MARKETING